Aktualitet

Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 07/07/20 |
Al Do

Sokol Sadushi është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi u mor sot, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mësohet se Sadushi është zgjedhur me unanimitet të plotë, duke marrë 7 vota.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit, përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtari Sadushi, i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit. /Opinion.al

Pas