Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur edhe kandidatin për Bashkinë e Shkodrës. Pas disa orësh është caktuar edhe nga primarja përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit të PD për Shkodrën, i cili do të jetë Bardh Spahia.
Në një postim në rrjetet sociale, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka publikuar listën e 6 kandidatëve të zgjedhur sot përmes primares.
6 kandidatët fitues do të përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashkitë pa kryetarë, më 6 mars.
Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike në 6 bashkitë:
1.Ardian Muka kandidat për Bashkinë e Durrësit
2.Bardh Spahia kandidat për Bashkinë e Shkodrës
3.Elton Bano kandidat për Bashkinë e Lushnjes
4.Hekuran Xhani kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës
5.Lulzim Vrana kandidat për Bashkinë e Vorës
6.Përparim Kryemadhi kandidat për Bashkinë e Dibrës./Opinion.al