Çelo Hoxha është zgjedhur kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Hoxha zëvendëson Agron Tufën, i cili pak kohë më parë kërkoi azil në Zvicër, pas kërcënimeve të shumta për jetë që iu adresuan për shkak të detyrës.
Çelo Hoxha është zgjedhur në krye të ISKPK me 4 vota, ndërkohë që në garë me të ka qenë Erald Kapri i cili mori 3 vota./ Opinion.al