Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerohet skandali seksual në hollywood/ Aktoret: Weinstein na priste i zhveshur

2017/10/15 at 1:48 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjerohet skandali seksual në hollywood/ Aktoret: Weinstein na priste i zhveshur

Vazhdojnë të dalin ne dritë ngjarje të tjera nga skandali seksual i Harvey Weinstein. Pasi janë bërë publike ngacmimet dhe abuzimeve seksuale të themeluesit të Weinstein Company dhe Miramax, Harvey Weinstein me vartëset e tij dhe aktoret e reja për më tepër se tre dekada, personazhe të njohur hollivudianë po reagojnë dita-ditës e po tregojnë historitë e tyre personale të ngacmimeve që kanë pësuar nga ky producent. Yjet të tjera të botës së kinemasë kanë marrë guximin të rrëfejnë eksperiencat personale: ai i kërkonte takime private për të diskutuar mbi filmat e më pas i ngacmonte e i prekte kundër dëshirës.


Gwyneth Paltrow ishte vetëm 22 vjeçe kur ju besua roli i cili do ta shndërronte aktoren e re në yll: producenti Harvey Weinstein e kishte punësuar për rolin e Emma-s, një përshtatje nga vepra e Jane Austen.

Përpara xhirimeve ai e ftoi aktoren në suitën e tij të hotelit në Beverly Hills për një takim pune, i cili përfundoi me ngacmime nga ana e Weinstein duke i sugjeruar aktores të shkonin për masazh në dhomën e gjumit. Paltroë ka treguar në një intervistë se ishtë një fëmijë, e frikësuar që ju nënshtrua, duke zbuluar se është ngacmuar seksualisht nga njeriu që ngriti karrierën e saj dhe e ndihmoi të fitonte çmimin Academy Award më vonë.

Aktorja është larguar dhe ja ka rrëfyer këtë ngjarje të dashurit të saj Brad Pitt, asokohe. Ata u përballën dhe vendosën që kjo ngjarje të mos bëhej publike. “Mendoja se do të më pushonte nga puna”, ka treguar këtë sekret Paltroë. Ajo ka shtuar se kjo mënyrë e të trajtuarit të grave përfundon tani.

Angelina Jolie: “Kam patur një eksperiencë të keqe me Harvey Weinstein kur isha e re, prandaj, si rezultat zgjodha të mos punoj më me të dhe të këshilloja të tjerat të tregonin kujdes me të. Kjo sjellje ndaj grave në çdo fushë e në çdo vend është e papranueshme”. Në fund të viteve 90-të ajo ka refuzuar të takohet me producentin në një dhomë hoteli.

Tomi-Ann Roberts ishte një kameriere 20-vjeçare në Nju Jork, në vitin 1984, me dëshirën për të filluar aktrimin. Weinstein, një prej klientëve të saj, i dërgoi skenarin e një filmi që do te realizonte më të vëllanë, që Roberts të bëhej pjesë e një audicioni. Ajo ka treguar se Weinstein e priste i zhveshur në një vaskë dhe i kishte kërkuar të zhvishej e të ndihej rehat, pasi edhe në film do të kishte një skenë topless. Ajo tregon se është ndjerë e manipuluar, se Weinstein nuk e kishte marrë ndonjëherë në konsideratë me interes profesional, por kishte dashur vetëm ta shfrytëzonte. Sot, Roberts është profesorë psikologjie në Universitetin e Kolorados duke studiuar mbi objektivizimin seksual me interes të madh. Në vitet në vijim ajo kishte patur vështirësi për të parë filmat e tij e kur skandali u bë publik ajo tha: “Mos është ky një nga filmat e Miramax?”

Rosanna Arquette vinte nga një familje aktorësh. Në fillim të viteve ’90-të Ëeinstein i kërkoi asaj të takoheshin në Hotelin Beverly Hills për të marrë skenarin për një rol filmi. Asaj ju duk e çuditshme që ju kërkua të ngjitej në dhomë e megjithatë shkoi. Ëeinstein e priste i veshur me rrobdeshambër duke u ankuar për një dhimbje qafe dhe duke i kërkuar asaj një masazh. Ai e kapi me forcë dhe e detyroi që ajo ta prekte! Kur Rosanna u tërhoq dhe e refuzoi me arsyen se nuk do të ishte kurrë nga ato lloj vajzash, Harvey e kërcënon duke i thënë se po bën një gabim të madh. Filmi nuk u prodhua dhe më tej Rosanna u përpoq që ta shmangte Harvey-n.

 “Mirë se erdhe në familjen Miramax”, i kishte thënë Harvey aktores së re Katherine Kendall në vitin 1993. Ajo ishte 23 vjeçe. Pasi ishin marrë vesh mbi rolin në filmin “Beautiful girls”, përmes agjentit të saj, ata kishin shkuar në një kinema në Manhattan. Weinstein i kishte nxjerrë asaj justifikimin se duhet të shkonte të merrte diçka në shtëpi dhe e fton brenda. “Isha nervoze, por u qetësova kur pashë fotot e bashkëshortes së tij në mur. Folëm rreth një orë për art dhe libra dhe mendova se po më merrte seriozisht”, ka treguar ajo deri në momentin që Harvey ju shfaq me rrobdeshambër e i ka kërkuar masazh. Kur Kendall e ka refuzuar ai i doli lakuriq dhe nuk e linte të ikte me arsyen se kështu bënin të gjitha. Duke hasur në refuzimin e saj ai ju lut të paktën ta linte t’i shihte gjoksin. Kendall tregon se është ndjerë tepër e ofenduar në ato momente.

Dawn Dunning luante role të vogla në vitin 2003, studionte dizajn dhe ishte kamarjere në një klub nate kur u njoh me Weinstein. Ai i kishte ofruar një audicion në Miramax duke u treguar miqësor, i kujdesshëm e me profesionalitet. Ai e ftoi për drekë, për darkë, madje i ofroi bileta për në Broadway, për të dhe të dashurin e saj. Asistentja e Weinstein e ftoi 24-vjeçaren për drekë në një hotel në Manhattan dhe i tha asaj të priste në suitë, pasi ai po vonohej në një takim. Ëeinstein, i veshur me robdeshambër i tregoi Dunning kontratën për tre filma të ardhshëm nëse do të bënte seks me të. Kur ajo e refuzoi, duke e pyetur nëse po bënte shaka, Ëeinstein u nervozua dhe i tregoi se kjo është mënyra e vetme e të bërit biznes! Ajo e la aktrimin dhe filloi të skiconte veshje. /Opinion.al

Etiketa: andali seksualHarvey Weinsteinhollywood


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Erion Veliaj në garë me Lorik Canën, kush vrapon me shpejt?

Erion Veliaj në garë me Lorik Canën, kush vrapon me shpejt?

Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet emri i shqiptarit që humbi jetën

34-vjecari shqiptar humb jetën në aksident, shpëton fëmija që udhëtonte me të 

Ndarja me Pique, reagon më në fund Shakira

Ndarja me Pique, reagon më në fund Shakira
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com