Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerohet harta e vatrave me narkotikë në jug të Shqipërisë

2019/08/05 at 7:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjerohet harta e vatrave me narkotikë në jug të Shqipërisë

Operacionet e Policisë së Gjirokastrës po zbulojnë vatra të reja të mbjella me bimë narkotike në jug të Shqipërisë. Në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja narkotikësh ndërkohë që kultivimi ka prekur zonat nga brezi kufitar me Greqinë në zonat e thella të Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës dhe Memaliajt.

Për herë të parë pas pesë vitesh kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku policia ka proceduar penalisht disa persona. Ndryshe nga vitet e tjera policia nuk ka dhënë detaje për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona, por në disa raste ka njoftuar se ka bërë ndalime personash që akuzohen për kultivim të marijuanës.

Takimet e njëpasnjëshme të policisë më njësitë vendore edhe këtë vit nuk kanë mundur të frenojnë kultivimin e marijuanës në këtë qark që njihet nga më problematikët në gjithë vendin, vitet e fundit. Shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare.

Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona. Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafëbotës në Sarandë, në kufi me Greqinë, në anën shqiptare, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person.

Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Sipas vlerësimeve të policisë shqiptare trafiku i narkotikëve mbetet edhe krimi ndërkufitar më i përhapur në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë fqinje. Krahas forcave policore kufitare shqiptare në këtë zonë prej gati dy muajsh po vepron edhe misioni FRONTEX me synimin për të frenuar trafikun e drogës dhe refugjatëve dhe bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të goditur rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të trafiqeve./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Para
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Aksioni kundër informalitetit, Tabaku: Propaganda e Ramës

Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Pse dështoi martesa, çfarë i rrëfeu biografit të familjes princeshë Diana

TE FUNDIT

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
11 Korrik, 2025

SPAK përmes një njoftimi për mediat ka zbuluar detaje të operacionit të gjerë që çoi në goditjen e një grupi...

Lexo më shumë

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
11 Korrik, 2025

Dy kryebashkiakë janë ndalur për të folur për mediat pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Durrës, ku shefi i...

Lexo më shumë

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
11 Korrik, 2025

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer,...

Lexo më shumë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com