Zgjerohet harta e përhapjes së fruthit në vend. Konfirmohet një rast edhe në Shkodër. Sipas mjekëve është një fëmijë 4-vjeçar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rasti është një fëmijë 4 vjeç, i vaksinuar me një dozë. Është në kushte shtëpie dhe nuk ka probleme shëndetësore, por që i ka paraqitur të gjitha shenjat klinike sa i përket rastit të fruthit.”
Mjekët apelojnë që prindërit të vaksinojnë fëmijët me dy doza të vaksinës kundër fruthit.
“Duhet me patjetër që fëmijet të vaksinohen me dozën e parë dhe me dozën e dytë kur është momenti i vaksinimit.”
ISHP ka konfirmuar në total 19 raste me fruth në vendin tonë. Veç Shkodrës të prekur janë diagnostikuar edhe në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë./KlanNews