Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerimi i Greqisë në detin Jon, Rama: Po ushtron të drejtën që…

2020/08/27 at 2:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Njerëzit me aftësi ndryshe,Rama:123 punonjës vetëizolohen për t’u shërbyer

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri  për kufirin detar me Greqinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu është përgjigjur kritikëve dhe qytetarëve të cilët mendojnë se Shqipëria po i fal hapësira detare shtetit grek.


Në reagimin e tij, kryeministri ka shpjeguar se qytetarët janë keqinformuar dhe se deklaratat e rreme po përdoren për pushtet nga subjektet politike.

Po ashtu, Rama ka theksuar se zgjerimi i Greqisë në kufijtë detar, është një e drejtë e këtij shteti që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982.

Reagimi

LATINËT, GREKËT DHE DETI NË MES

Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët.

Por fatkeqësisht sot, në kohën kur informacioni filtrohet gjithnjë e më pak në sitën e të vërtetës; kur çdokush mund të hedhë çfarë t’i teket në rrjetin mediatik të ajfonit të vet dhe kur lumenjtë e informacionit sjellin me furi gjithëfarësoj lajmesh të vërteta e të rreme përzier; kur e vërteta dhe rrena e kalojnë njësoj lumin dhe kur për më tepër, mjedisi politik e mediatik është i infektuar keqaz, botërisht, nga virusi i shpifjes – fake neës – padituria nuk luftohet më si më parë, po ushqehet gjithnjë e më shumë, sipas interesave të informatorëve të të gjitha niveleve e kategorive.

Rast tipik “falja e detit grekut”, “marrja e detit nga greku”, “ikja e detit tek greku”, që është kthyer si ato këngët e vjetra që ringjallin emocione sa herë na dalin në youtube, pavarësisht se është një sajesë e vjetër tanimë, qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.

Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin, ishte tipik rasti i ushqimit të paditurisë si argument me helmin e nacionalizmit. E njëjta deklaratë, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhëtie të qeverisë sonë!

E vërteta është e thjeshtë. Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982. Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë e jona, nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë. As për Shqipërinë, as për Greqinë.

Arsyeja pse nxitësit e sulmit kundër marrëveshjes sonë me Greqinë, e cila ende mbetet për t’u kryer në frymën e dialogut dhe të qasjes konstruktive nga të dyja palët, nuk e duan arritjen e marrëveshjes, s’ka asnjë lidhje me të vërtetën e marrëveshjes që ende nuk është finalizuar. Ajo është thjesht, vetëm dhe mjerisht, një arsye lufte për pushtet.

Por një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi: Ignorantia argumentum non est. Padituria nuk është argument. Nuk është as faj për sa kohë nuk përdoret si argument. Prandaj kushdo që është i interesuar për këtë çështje, s’ka pse bëhet bashkëfajtor me ata që detin e duan kos për orekset e tyre politike dhe që pa pikën e turpit, ushqejnë paditurinë me helmin e nacionalizmit. Por duhet t’i referohet burimeve serioze të informacionit e jo gojës së sharlatanëve politikë e të karagjozëve digjitalë, duke u mbrojtur nga virusi i shpifjes me maskën e dijes. Dhe nëse do t’i bjerë shkurt, duhet ta mbledhë mendjen mirë për një fakt:

Unë dhe Partia Socialiste, mund të kemi shumë të meta, mund të bëjmë plot gabime, por kurrën e kurrës nuk e përdorim pushtetin në dëm të interesit kombëtar! Ky virtyt e ka karakterizuar këtë parti qysh ditën e lindjes së saj dhe ndryshe nga të tjerët, të cilët nga padituria a babëzia ose nga të dyja bashkë, e kanë cënuar më shumë se njëherë interesin kombëtar në këto 30 vjet pluralizëm demokratik./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

5 Janar, 2026 9:46 pm
Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
Bota

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

5 Janar, 2026 8:47 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

5 Janar, 2026 8:27 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Gazeta franceze(1933)/Tre shqiptarë duan të marrin pjesë në Tour de France

Gazeta franceze(1933)/Tre shqiptarë duan të marrin pjesë në Tour de France

Nënpresidenti Pence sulmon demokratin Biden lidhur me fondet policore

Nënpresidenti Pence sulmon demokratin Biden lidhur me fondet policore

COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 141 raste të reja

COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 141 raste të reja
















TE FUNDIT

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
5 Janar, 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër...

Lexo më shumë

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
5 Janar, 2026

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të...

Lexo më shumë

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com