Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerimi i Bashkimit Europian/Kryeministri Rama: Nëse s’na integrojnë për BE do ishte vetëvrasje 

2023/11/20 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjerimi i Bashkimit Europian/Kryeministri Rama: Nëse s’na integrojnë për BE do ishte vetëvrasje 

Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, Rama u pyet edhe për procesin e integrimit dhe për mënyrën se si mund të zgjerohet Bashkimi Evropian në një kohë kur tensione të forta mbizotërojnë në rajonin e Ballkanit duke iu referuar konfliktit Kosovë-Serbi. 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se pikërisht konflikte të tilla janë arsyeja për tu integruar. 

-Në 2021. Ju jeni social – demokrat, kur OJF si Amnisti Internacional e konsideron këtë marrëveshje të paligjshme me pasoja shkatërruese për emigrantët që mund t’i nënshtrohen një izolimi të gjatë dhe dhunimeve të tjera, kjo marrëveshje që përjashton vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna, nuk keni frikë se do të ndihmojë zhvillimin e trafikut shqiptar të qenieve njerëzore? 

Kryeministri Edi Rama: E gjithë kjo më duket e vështirë për t’u kuptuar. E përsëris, kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje … 

– Ndoshta një zgjidhje evropiane shumëpalëshe, ndoshta ajo që habiti ishte fakti që ishte marrëveshje dypalëshe. 

Të flasim pak për vendin tuaj, Banka Botërore parashikon një rritje prej 3.6% për vitin 2023 që është pak në rënie në fakt. Komisioni propozon një plan rritjeje për Ballkanin prej 6 miliard euro,  2 miliard subvencione pjesa tjetër në formë huaje. Ku mund të investohet me prioritet? 

Kryeministri Edi Rama: Unë jam i kënaqur me faktin që ekonomia shqiptare konsiderohet nga Institucionet financiare ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, si një ekonomi me rezistencë të veçantë. Në kohën e krizës së çmimeve, të krizës energjisë etj, kemi patur inflacionin më të ulët të rajonit dhe nga ana tjetër filluam këtë vit, do të vazhdojmë edhe vitin tjetër, me një rritje të rëndësishme të pagave, çka do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro. Deri para 5-6 vitesh kjo ishte diçka e papërfytyrueshme. Nga ana tjetër, shpresojmë shumë tek Bashkimi Evropian dhe plani i rritjes sepse kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. 

– Ju keni përshtypjen se Komisioni Evropian, vendet evropiane janë më të bindur për interesin gjeopolitik të integrimit të vende të Ballkanit, por mbeten ende problemet mes tyre, sidomos mes Serbisë dhe Kosovës, me tensione shumë të dukshme. Si mendoni se mund të zgjerohet Klubi i 27 vendeve me vende që kanë ende tensione të forta mes tyre? 

Kryeministri Edi Rama: Ndoshta, është ajo që thatë ju, dhe me të drejtë. Ndoshta kjo është një arsye më tepër për t’i integruar. Nga pikëpamja gjeopolitike do të ishte vetëvrasje për Bashkimin Evropian nëse do të përjashtonte rajonin apo disa vende. Duhet të bëjë të kundërtën e kësaj, duhet të përfshijë dhe të bashkojë sepse është mënyra e vetme për të arritur paqen përfundimtare në rajon. Po, ka herë pas here probleme, ka goditje dhe kthime pas, por kuadri i përgjithshëm i rajonit është shumë më i mirë se sa para 10 vjetësh. Dhe kjo falë Bashkimit Evropian dhe tërheqjes që gëzon Bashkimi Evropian në këto vende. 

Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

“Nis mirë, por…”, astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!

“Nis mirë, por…”, astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!

Shakira arrin marrëveshjen me prokurorinë, pranon gjobën për të shmangur burgun 

Shakira arrin marrëveshjen me prokurorinë, pranon gjobën për të shmangur burgun 

TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com