Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e pengon zgjerimin e Greqisë,koloneli flet për objektiva strategjike

2020/08/31 at 4:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë e pengon zgjerimin e Greqisë,koloneli flet për objektiva strategjike

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.


Në një prononcim për News 24, Pasha sqaron se e drejta ndërkombëtare i jep të drejtë të dyja vendeve për t’u zgjeruar me 12 milje, por shton se kushtet gjeografike dhe historike e bëjnë të pamundur aplikimin e zgjerimit të Greqisë pa negociata dhe marrëveshje me Shqipërinë.

Koloneli tregon me anë të hartës se pengesa në gjithë këtë proces është se në shtrirjen ekstremale veriperendimore Greqia përfaqësohet me bashkësi ishullore të Korfuzit, ku ishulli Othonoi dhe Erikuza ndodhen përballë Dheut Kontinental të Republikës së Shqipërisë.

Greqia pretendon që shtrirja e ishujve të jetë e plotë me 12 milje dhe me Shqipërinë të ndahet duke përdorur ” Metodën e Vijës së Mesit, të baraslarguar nga dy brigjet”. Kjo metodë u hodh poshtë nga vendimi i Gjykatës Kushteteuese shqiptare.

Kolonel Pashaj thekson se vendimi i Kushteteuseses është i pakthyeshëm dhe nënvizon se ndarja detare duhet bërë me marrëveshje por nga ana tjetër shprehet se Greqia gjatë kësaj kohe po ndjek objektivat e saj strategjikë.

Reagimi i plotë 
Në këto ditë të shqetësuara dhe me ndjeshmëri të lartë të opinionit shqiptar dhe atij grek nga ana e Republikës së Shqipërisë, vihet re vetëpërmbajtje në trajtimin parimor të së Drejtës Detare Ndërkombetare për zgjerimin e Greqisë nga 6 milje detare në 12 milje.

Pra Greqisë dhe Shqipërisë sipas kësaj të drejte i takojnë të dyve që të shtrihen në detin Territorial në 12 milje detare.

Por për kushet speciale, gjeografike, historike në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë përbëjnë veçori, të cilat nuk lejojnë që automatikisht të aplikosh këtë zgjerim në ujrave territoriale, pa negociatë dhe pa një marrëveshje.

Pse ndodh kjo pengesë?

Sepse në shtrirjen ekstremale veriperendimore, në Ngushticën e Otrantos dhe vijimit të Kanalit të Korfuzit, Republika e Greqisë përfaqësohet me bashkësi ishullore të Korfuzit, ku ishulli Othonoi dhe Erikuza ndodhen përballë Dheut Kontinental të Republikës së Shqipërisë.

Kështu, është e nevojshme që sipas këtyre veçorive (ishujt) të negociohet për metodën e ndarjes. Në vitin 2009, Greqia diktoi në Marrëveshjen e delimitimit, duke përdorur ” Metodën e Vijës së Mesit, të baraslarguar nga dy brigjet” e cila çoi në humbjen e madhe të Republikës së Shqipërisë.

Po kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Në vitin 2009, Greqia u zgjerua automatikisht në mënyrë të padrejtë, nga 6 milje Detare në 12 milje detare, por me marrëveshje.

E Drejta Detare Ndërkombëtare në gjithë praktikën e saj, rastin e veçorive speciale, gjeografike, të parashikuara në nenin XV të Konventës se Montego- Bay e lidh me parimin ”Equitable Solution = Zgjidhje e drejtë dhe e ndershme” çka lidhet me faktorët gjeografikë specialë dhe historikë. Kjo nxjerr në pah”efektin e ishujve”, pra a do ta marrë ishulli Othonoi të drejtën e plotë që të zgjerohet në 12 milje detare në Detin Territorial, apo do të marrë, 6 milje, 8 milje?

E njëjta gjë edhe për ishullin Erikuza.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është i pakapërcyeshëm.

Kjo Gjykatë ka hedhur poshtë përfitimin 12 miljeve detare me efekt të plotë të ishujve dhe cekinave shkëmbore.

Pranimin e zgjerimit të 12 miljeve, e shikojmë si një pranim parimor, por se sa i takon, këtë e vendos negociata e të dy vendeve, në bazë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, çka është e domosdoshme.

Mirpo vini re, në këto momente se ç’ndodh me qëndrimin e Republikës së Greqisë, ndaj Republikës së Shqipërisë?

Një ndër aktet e para të deklarimtit edhe para Sekretarit Stotlenberg ishte botimi i hartës së zgjerimit të Greqisë në 12 milje detare në krahun Perëmdimor ku hapësira detare është e gjerë, deri në veri të ishullit Othonoi. Akti i dytë bashkëngjitës është botimi i hartës së Korfuzit dhe arkipelagut që ndodhet përballë Shqipërisë ku janë përvijuar kufijtë detarë midis të dy vendeve, kur dihet se ata nuk ekzistojnë dhe se janë përmbysur nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë!

Qeveria Greke, drejtpërsëdrejti nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin e saj, se pas të Drejtës Ndërkombëtare Detare të kalimit nga 6 md në 12 md, ka përfshirë në të njëjtin dokument hartografik edhe delimitimin njëanshëm të vijës kufitare detare të Detit Territorial të Shqipërisë në 112 km gjatësi, nga mesi i Ngushticës së Otrantos deri në gjrin e Ftelias, në puqje me Piramidën tokësore nr 49.

Këto ditë keni parë, këtë hartë, e cila bart brenda saj, me simbole të qarta hartografike, projektin e ndarjes së detit në Kanalin e Korfuzit, që është hapësirë e Detit Territorial të të dy vendeve.

Aty përvijohet qëllimi për projektin e nesërm të zbatimit të diktatit ”duke e ndarë detin me mënyrën e vijës së mesit, baraslarguar nga brigjet”, e aplikuar në vitin 2009 në Paktin Detar, tanimë të përmbysur.

Nga opinioni i gjerë shqiptar kjo hartë është parë pa vëmendje për ta lexuar dhe interpretuar se ç’përfaqëson ajo vijë!
Kjo është vizatuar dhe përtërirë pa dijeninë e Republikës së Shqipërisë.

Ndiqni me vëmendje, hartën e Arkiplagut të Korfuzit!

Në krahun perëndimor dallohen hapësirat e Detit Territorial të zgjeruar nga 6 md në 12 md e përvijuar me pika të bardha deri në përfshirje të Othonoit dhe në veri të ishullit Erikuza.

Vija ndarëse e mëtejshme është me pika të kuqe e cila përshkon gjithë Kanalin e Korfuzit deri në Gjirin e Ftelias, tek piramida 49.

E gjitha kjo vijë është “toidhio” si ajo e vitit 2009!
Greqia fqinjë realizon objektivët e saj strategjikë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Para
Po transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari

Po transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari

Trump: Kaos në Portland, pastrojeni ose do ta bëj unë

Trump: Kaos në Portland, pastrojeni ose do ta bëj unë

Berisha: Rama përçau shqiptarët në Mal të Zi. I përgjigjet Spiropali

Berisha: Rama përçau shqiptarët në Mal të Zi. I përgjigjet Spiropali
















TE FUNDIT

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com