Kryesore

“Zgjedhorja”/ Rama nuk i bindi, Hajdari: Do t’i shkoj deri në fund betejës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:45 - 10/06/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama nuk arriti të bindte sot opozitën parlamentare për të votuar reformën zgjedhore në Kuvend.

Pas përfundimit të takimit 2 orësh, ka folur për mediat deputetja Rudina Hajdari. Ajo u shpreh se do t’i shkojë deri në fund betejës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ai u njoh shumë mirë me kërkesat tona, e kupton shumë mirë problematikën. Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit. Ne do të luftojmë për këtë betejë.Është e pamundur që shqiptarët të shkojnë e të votojnë sërish për siglat e partive. Rama e ka kuptuar këtë. Unë e kuptoj marrëdhënien e ngushtë të Ramës me Bashën, por Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare. Marrëveshja ishte tjetër gjë, riktheu PD dhe LSI, dhe kjo ishte shumë e mirë. Por ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”,-u shpreh Hajdari./ Opinion.al

Pas