Ka përfunduar pas 2 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e opozitës së re për Reformën Zgjedhore.
Pas takimit, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se opozita parlamentare nuk ka për të votuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa listat e hapura.
Siaps tij, opozita parlamentare do të vendosë kushte deri në realizimin e ndryshimit të sistemit.
“Boj kot. Patjetër do të radikalizohet. Arritëm kërkesën e parë që të vinte Rama këtu, se kishte hall të bënte dashurinë me Lulin, Ne do rifillojmë në Komision të Reformës Zgjedhore, dhe do vendosim kushte dhe sanksione. Raporti i Komisionit do vijë në parlament. Nuk do e votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe propozimet.”- tha Murrizi./ Opinion.al