Politikë

“Zgjedhorja”/ Rama: Drafti i kalon Komisionit para 30 qershorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 22/06/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e sotme në Këshilin Koordinues të Diasporës për votën e emigrantëve.

Rama u shpreh në fjalën e tij se drafti aktual nga marrëveshja e Këshillit Politik nuk është finali, ndërsa shtoi se deri në 30 qershor do i dërgohet Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kryeministri rikujtoi se 30 qershori është afati që ka lënë Kuvendi dhe se për këtë arsye detajet e marrëveshjes me ose pa dakordësi do i dërgohen Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 “Nuk keni marrë draftin sepse di që ministri i Diasporës e ka, por menjëherë mund të keni draftin aktual, si është e shkruar, por kini parasysh që nuk është një draft final me mirëkuptimin nga palët. Brenda javës përfundon procesi në Këshillin Politik, dhe në të gjitha rastet, me dakordësi, pa dakordësi detajet i dorëzohen Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deri në 30 qershor pasi deri atëhere është afati nga Kuvendi. Dhe ju mund t’i dispononi këto.”- tha Rama./ Opinion.al

Pas