Ka përfunduar pas katër orësh mbledhja e Këshilli Politik e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve për të diskutuara çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 21:00, mësohet se palët politike kanë rënë dakord për tre çështje, të cilat më pas do të detajohen nga ekspertët e reformës zgjedhore për të dalë me një produkt të përbashkët.
Palët kanë rënë dakord që të ketë efektivë të policisë jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi, të cilat duhet të pajisen me kamera.
Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka qenë propozimi i PD që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.
Lidhur me prokurorinë, palët kanë rënë dakord që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrejnë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës. Nga ana tjetër palët politike kanë rënë dakord që çdo person që denoncon shit-blerjen e votës të aministohet.