Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhorja/Mbyllet pa marrëveshje takimi i Yuri Kim me Këshillin Politik

2020/06/02 at 8:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhorja/Mbyllet pa marrëveshje takimi i Yuri Kim me Këshillin Politik

Është mbyllur pa marrëveshje takimi i Këshillit Politik me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim lidhur me çështjen e reformës zgjedhore. Pas dështimit të mbledhjes së Këshillit më 31 Maj, që nuk arriti një dakordësi mes palëve, përfaqësuesit e Këshillit Politik kanë vijuar ditën e sotme takime të gjata në rezidencën e Ambasadës Amerikane, por pa rënë një një marrëveshje të përbashkët.

Në një dalje për mediat, Ambasadorja Yuri Kim tha:

“Të tre kaluam 9 orë me anëtarët e këshillit politik, ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë por progres është bërë. Kjo ishte e vështirë të për të gjitha palët. Të gjithëve i është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese, është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. BE ka vendosur disa kushte për negociatat, ndër to është edhe reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Qëllimi ynë sot edhe nesër, sepse do të takohemi edhe nesër, është të arrijmë një marrëveshje për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej rekomandimeve të ODIHR, ne do ta mbështesim por nëse konsensusi për ato pika nuk arrihet atëherë palët nuk duhet ti vazhdojnë më këto kërkesa. Duam që Shqipëria të jetë në Evropë.”

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

Partia Socialiste kërkon depolitizim të plotë të admininstratës zgjedhore por opozita nuk ka besim tek procesi.

Sa i përket Kolegjit Zgjedhor, opozita kërkon që rolin e tij si organ shqyrtues i ankimimit të palëve ta marrë Gjykata Kushtetuese. Opozita e bashkuar ka deklaruar se qeveria tranzitore është kusht i padiskutueshëm dhe këmbëngul gjithashtu që identifikimin biometrik në zgjedhje të jetën në të gjithë vendin si e vetmja garanci, që sipas saj do të pengojë mbushjen e kutive të votimit. Por shumica socialiste thotë për këtë nuk ka kohë dhe garanci nga teknologjia dhe pranon kushtin të pjesshëm, pra që identifikimi biometrik të jetë vetëm në zona të caktuara.

Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi. /Opinion.al

Etiketa: marreveshjereformazgjedhore

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 24-vjeçari (Emri)
Kronikë

Durrës/34-vjeçarja goditet me thikë nga familjarët e saj, policia i shoqëron

1 Tetor, 2023 10:35 pm
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur

1 Tetor, 2023 10:27 pm
Përmbyset autobusi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur në kufi me Guatemalën
Bota

Përmbyset autobusi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur në kufi me Guatemalën

1 Tetor, 2023 10:17 pm
U sekuestrua nga policia, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit
Te Fundit

U sekuestrua nga policia, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit

1 Tetor, 2023 10:02 pm
Presidenti Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën
Bota

Presidenti Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

1 Tetor, 2023 9:38 pm
Ministri britanik i Mbrojtjes: 200 ushtarë do të dërgohen në Kosovë
Bota

Ministri britanik i Mbrojtjes: 200 ushtarë do të dërgohen në Kosovë

1 Tetor, 2023 9:23 pm
Kurti nis procedurat për largimin e kryetarëve shqiptarë dhe për zgjedhje të reja në veri
Kryesore

Kurti publikon videot: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

1 Tetor, 2023 8:39 pm
“Po e kapa, i qis sytë”, Adriatiku kërkon ndarjen dhe paratë: Po s’mi dhe, dal satelit jashtë globit!
Aktualitet

“Po e kapa, i qis sytë”, Adriatiku kërkon ndarjen dhe paratë: Po s’mi dhe, dal satelit jashtë globit!

1 Tetor, 2023 7:47 pm
Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 3 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë
Aktualitet

Vlorë/Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset pasagjerja

1 Tetor, 2023 7:27 pm
U grindën në rrugë, më pas e qëlloi me armë, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali
Kronikë

Burri e vrau me plumb në kokë/I dashuri italian i shqiptares: Klodiana s’kishte frikë nga i shoqi

1 Tetor, 2023 7:07 pm
Para
Dështim për marrëveshje pas 9 orësh, çfarë paralajmëruan ambasadorët

Dështim për marrëveshje pas 9 orësh, çfarë paralajmëruan ambasadorët

Familja e të miturës largohet nga Paskuqani,Vasilika Hysi pranon dështimin

Familja e të miturës largohet nga Paskuqani,Vasilika Hysi pranon dështimin

Gjendet trupi i pajetë i një 37-vjeçari në bregdetin e Durrësit

Gjendet trupi i pajetë i një 37-vjeçari në bregdetin e Durrësit

TE FUNDIT

Durrës/34-vjeçarja goditet me thikë nga familjarët e saj, policia i shoqëron

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 24-vjeçari (Emri)
1 Tetor, 2023

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. A., 34...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur
1 Tetor, 2023

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Hjuston....

Lexo më shumë

Përmbyset autobusi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur në kufi me Guatemalën

Përmbyset autobusi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur në kufi me Guatemalën
1 Tetor, 2023

Të paktën 10 emigrantë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus me të cilin po udhëtonin...

Lexo më shumë

U sekuestrua nga policia, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit

U sekuestrua nga policia, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit
1 Tetor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar për vilën e Milan Radojçiçit buzë liqenit të Ujmanit në veri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com