Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar një ditë pasi palët politike dështuan të përmbyllnin reformën zgjedhore më 31 maj sikundër e kishin përcaktuar vetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim i bën thirrje politikës duke thënë se tani është koha që të mbajnë fjalën që u është dhënë qytetarëve shqiptarë.
Ambasadorja thotë se palët janë pranë marrëveshjes, ndërsa shton se nuk duhe të ndalojë insistimi për vendosjen e kushteve të reja.
Reagimi
Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te njerëzit e Shqipërisë. Koha për të ofruar./ Opinion.al