Kryesore

“Zgjedhorja”, dështon përsëri takimi i Ramës me opozitën parlamentare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 07/07/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare, ku në fokus ishte votimi i reformës zgjedhore në Kuvend.

Pas takimit që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta, deputetja Rudina  Hajdari tha se në këtë takim nuk u mor asnjë vendim, ndërsa theksoi se opozita parlamentare nuk tërhiqte nga kërkesa për listat e hapura dhe se nuk do të votojnë për miratimin e reformës zgjedhore.

“I bëmë kërkesën Ramës për listat e hapura, nuk tërhiqemi. E ka marrë përsipër këtë betejë deri në fund dhe s’ka tërheqje, qoftë nga presioni nga të huajt ne nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë, sepse listat e hapura janë të dobishme. Kjo kërkesë në fakt vjen në mënyrë, në kohë të vështirë por është e nevojshme që mos mbetemi në vend numëro, dhe të kemi zgjedhje me standarde me demokraci funksionale. Ta bëjmë realiteti. Duhet ta realizojmë. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare I kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama ndejk rrugën institucionale atëhere po i bën nder. Ne i shtruam kërkesat tona, si radhën e parë, dhe ka një presion sepse marrëveshja që është bërë mes partive në tryezë është marrëveshje që i shërbeu integrimit të Shqipërisë, dhe riktheu PD dhe LSI në tryezë. Nuk është marrëveshje e plotë. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve, dhe ne sot kemi dhe kontrollin e parlamentit pasi Rama nuk ka votat. Nuk tërhiqemi dhe do i kushtëzojmë. Pa Listat të Hapura, pa ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që ne të votojmë gjë. Zoti Rama mund të flasi vetë, dhe mund të jetë në gjendje. Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë çfarë do të ndodhë. Ne do këmbëngulim.”- tha Hajdari.

Pas