Kryesore

“Zgjedhorja”/Dështimi i 31 majit,Soreca: Marrëveshja duhet të arrihet tani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 01/06/20 |
Opi Nion

Pas dështimit të përmbylljes së reformës zgjedhore më 31 maj, siç palët politike kishin premtuar, ka ardhur reagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

 “Reforma Zgjedhore në linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kushti i nevojshëm për të lëvizur drejt integrimit në Bashkimit Europian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani, për të nisur sa më shpejt bisedimet për anëtarësimin”,- shkruan Soreca në Twitter.

Më herët reagoi edhe ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim e cila tha se palët duhet të arrijnë marrëveshjen dhe të ndalojnë se insistuari për kushte të reja./ Opinion.al

Pas