Aktualitet

Zgjedhjet, Yuri Kim: Mesazhi i SHBA, kush pengon votën të ndiqet penalisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 22/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në një status në mediat sociale, Kim shkruan se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe është se duhet të hetohen plotësisht. Kim thekson se askush nuk është mbi ligjin.

“Sapo kam takuar prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, do të takoj shumë shpejt kreun e SPAK Kraja, dje kam takuar drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara: Ata që dhunojnë ligjin, apo i bëjnë presion qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të hetohen totalisht. Asnjë trajtim special. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”,- shkruan Yuri Kim./Opinion.al

Pas