Zgjedhjet e pjessshme që u zhvilluan në Kolonjë kanë përfunduar. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 me hapjen e 36 Qendrave të Votimit dhe ka përfunduar.
Qytetarët e Bashkisë së Kolonjës kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Ata kanë votuar mes Ilia Stefo nga ana e koalicionit të majtë dhe Dritan Hajro. Janë 16 mijë votues me të drejtë vote. Procesi i votimit u mbyll 30 minita para orarit zyrtar (19:00).
Pjesëmarrja në votime sipas të dhënave paraprake ka arritur në 49.6%. Me dorëzimin e të gjithë procesverbaleve dhe dorëzimin e kutive të votimit, pritet që të nisë numërimi i votave.