Aktualitet

Zgjedhjet vendore/Meta: Të shpallet sa më shpejt data. Ja çfarë diskutova me Berishën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 04/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.

Meta tha se me presidentin Begaj u diskutua për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai shtoi se qëndrimi i tij është i qartë dhe se data e zgjedhjeve duhet të shpallet sa më parë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore.

E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithcka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.
Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies.

Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta.

Sa i përket takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Meta u shpreh se diskutuan për zgjedhjet vendore dhe për protestat, për atë çfarë ai e quajti fuqizimin e demokracisë.

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat, por edhe për protestat edhe për zgjedhjet. Kemi folur për fuqizimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin sepse është një pikturë e jashtëzakonshme që ia kam marrë zotit Ruçi, U gëzova që Isa Boletini është akoma në Presidencë. Më solli kujtime shumë të bukura dhe më frymëzoi”, tha Meta./Opinion.al

Pas