Aktualitet

Zgjedhjet vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për ….


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 23/06/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për pezullim të gjykimit të çështjes së padisë për zgjedhjet e 2019-ës.

PD dhe LSI i bojkotuan këto zgjedhje, ndërsa disa muaj më parë kishin djegur mandatet. Ndërkohë, Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi ka bërë padi dhe kërkon që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme.

Ademi në emër të shoqatës së Bashkive i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

Ndërkohë, në seancë përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit. Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

DISKUTIMET 

Elira Kokona nga Këshilli i Ministrave shprehet se: “Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”.

Ndërsa, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha: “Pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”.

Jordan Daci, përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi) deklaron se “nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.  Gjykata kushtetuese: pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre”.

 

Pas