Këtë të dielë, ish-kryeministri Sali Berisha po prezanton kandidatin e dalë nga procesi i primareve për Bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kandidatët e tij janë ata që do të sjellin lirinë, ndërsa sa i takon procedurës që po ndjek PS për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet lokale, Berisha tha se kundërshtarët po garojnë me kandidatë të bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta.
“Në vjeshtën e vitit 2021 në Pogradec, në Korçë, në mbarë Shqipërinë kishte një kërkesë legjitime: të caktojmë ne vetë kandidatët, dhe kjo ishte një kërkesë e drejtë e cila u mor krejtësisht parasysh. Me votën tuaj dhe të simpatizantëve tanë, sot garojnë në 61 bashki të vendit kandidatët e lirisë karshi kandidatëve të bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta. Asnjëri nuk ka dëgjuar një fjalë të vetme se çfarë procedure ndjek partia tjetër e krim-ministrit për emërimin e kandidatëve të saj. Ndjek procedurën e gjobave, e nënshtrimit, e propozimit të klaneve kriminale, e valixheve me euro që paguhen për të kandiduar”, tha Berisha.