Kryeministri Edi Rama ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale në Francë, Emmanuel Macron, i cili merr mandatin e dytë në krye të shtetit.
Rama shkruan në rrjetet sociale se uron që së shpejti Macron të vizitojë Shqipërinë.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”,-shkruan Rama.
Sipas exit poll-eve, Macron pritet të marrë 58,2% të votave, ndërsa rivalja e tij në zgjedhje, Le Pen ka marrë 41,8% të votave./Opinion.al