Kryesore

Zgjedhjet/ Rama kërkon një mandat të tretë: Mund të bëj më shumë akoma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 01/09/20 |
Opi Nion

Pas përfundimit të mbledhjes  grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

Rama ka folur nga Elbasani në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se është gati për një mandat të tretë qeverisës.

Kryeministri Rama tha se mund të bëjë më shumë seç ka bërë këto dy mandate për Shqipërinë.

“Tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje dosido dhe tundin këmbët e një kombi të tërë jo më të një qeverie. Jemi mbledhur që t’ju ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejtë, të cilët duhet ta nisim për ta kryer javët e ardhshme, se si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë si skuadër dhe si individë dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër të tretin radhazi për herë të parë për Partinë Socialiste në Shqipërinë pluraliste.

Çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë për këtë sezon për drejtimin e shtëpisë sonë, Shqipërisë. Shqiptarët e kanë të qartë për një kryeministër më të mirë. A jam unë kryeministri më i mirë? Po ju a jeni deputetët më të mirë? Shqiptarët nuk kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe ju.

Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton. E pyes veten shpesh, po PS që sot përfaqësohet nga ne, por as s’ka lindur me ne dhe as do të vdesë me ne, mund të bëjë më shumë për vendin? Absolutisht! Dhe patjetër përderisa unë jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër. Mund të bëjë më shumë akoma. Ndryshe nuk do të kisha arsye themelore për të vazhduar.”

Pas