Aktualitet

Zgjedhjet/ Rama: Exit Poll-et na japin forcë qeverisëse,lind sërish dielli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 25/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit në vend.

Në fjalën e tij, Rama i cili u shfaq tepër serioz dhe i zymtë, i ka bërë një apel të gjithë numëruesve dhe vëzhguesve që të jenë të përgjegjshëm, ndërkohë që ka falënderuar të gjithë patronazhistët për punën e bërë. Ndër të tjera Rama është shprehur se të gjitha sondazhet dhe Exit Poll-et e nxjerrin PS forcë qeverisëse.

“Çdo numëruesi dhe vëzhguesi i kërkojë me përgjegjësinë më të lartë të numërojë votat në kuti.

Sondazhet dhe Exit Poll-et parvarësisht që na japin forcë qeverisëse i përkasin parashikimeve para ndeshjes.

Tani mbetet rezultati i kutive të votimit qe është rezutati i ndeshjes. Ndaj ju lutem shumë përqëndrohuni të gjithë. Dua të përsërisë edhe njëhere një falënderim nga zemra për të gjitha patronazhistët që kanë bërë një punë mbreslënësë dhe janë ata apo ato qe e dinë mirë kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar.

Duke qënë që në zonat e tyre janë të bindur për rezultatet e tyre dua t’i siguroj që të binduar jane edhe gjithë të tjerët. Dua ti siguroj të gjithë patronazhostëve të pushojnë dhe të jenë të sigurt nga shtëpia e tyre. Nesër dielli do të lind sërish dhe Shqipëria të buzëqesh.

Në nuk duam vetëm rezultatin dhe konfirmimin por duam që siç ishte kjo ditë duhet të jetë dhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces do të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të udhëheq vendin.”– tha Rama./Opinion.al

Pas