Aktualitet

Zgjedhjet/ Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit dhe të Drenovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 25/04/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Fierit dhe të Drenovës.

Bëhet me dije se kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.  Ndërkohë njoftohet se 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote. 70 prej të dënuarve me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimindaj dhe nuk kanë marrë pjesë në votime. Ndërsa, pjesa tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit.

Procesi i votimit ka përfunduar gjithashtu edhe në burgun e Drenovës, ku në këtë burg njoftohet se kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit. 158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit./Opinion.al

Pas