Enkelejd Alibeaj e konsideron të njëanshëm procesin e zgjedhjeve të degëve të PD të organizuar nga Komisioni i rithemelimit.
Gjatë një dalje për media ku prezantoi platformën e tij për bashkimin e PD, Alibeaj tha se riorganizim i partisë nuk mund të bëhet duke përjashtuar demokratët.
“Ka shumë deputetët dhe demokratë që janë përjashtuar nga zgjedhjet që Berisha po bën për kryetar të degëve. Ky është një proces i njëanshëm që vetëm bashkimin e PD nuk duan”, tha Alibeaj./Opinion.al