Aktualitet

Zgjedhjet për degën e Bulqizës shtyhen të martën, nuk u gjet frymë konsensuale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 24/04/22 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar lidhur me anulimin e zgjedhjeve  për kryetar dege në Bluqizë. Përmes një njoftimi, bëhet me dije se zgjedhjet janë anuluar për shkak të mosgjetjes së konsensusit lidhur me procedurat dhe për këtë arsye do të mbahen të martën. Më herët ne media u bë e ditur se shkak i anulimit të zgjedhjeve ka qenë një çështje e mosdakordësisë me listat e anëtarësisë, ndërsa një prej kandidatëve kishte pretendime se listat ishin të fryra.

“Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë. Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas