Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar sot me video shpërndarjen e ndihmave ushqimore për vota nga zyrtarë të komunës të Partisë Socialiste.
“Kemi ndaluar këtë makinë, pas sinjalizimit nga banorët. Makina Skoda me targa “AA 043 EC” është kapur duke shpërndarë ndihma. Kjo është makina e komunës Vaqarr, këtu ka qenë djali i xhaxhait të Komunës Vaqarr, Gentian Myrto. Aty te ushqimet është fletëpalosja e PS”,-ka thënë Këlliçi.
Kandidati i PD thotë se në vendngjarje ka mbërritur tashmë policia dhe pritet mbërritja e prokurorit. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinë, pasi kanë mbyllur mjetin janë larguar.