Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet parlamentare në Iran, vendi drejt një radikalizimi më të thellë

2020/02/13 at 5:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet parlamentare në Iran, vendi drejt një radikalizimi më të thellë

Në Iran ka filluar fushata për zgjedhjet parlamentare, në të cilat do të garojnë më shumë se 7.000 kandidatë për 290 vende të legjislaturës së re.

Shumica e kandidatëve të moderuar janë skualifikuar, duke bërë që gara të zhvillohet kryesisht mes konservatorëve dhe politikanëve të linjës së ashpër.

Gjithashtu, zgjedhjet pritet të jenë një sprovë për popullaritetin e presidentit, Hassan Rohani, i cili ka premtuar se do të përmirësojë jetën e njerëzve edhe pse vendi po përballet me sanksione të ashpra të SHBA-së.

Por, ekspertët thonë se rritja e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj situatës ekonomike, dhe mungesa e një procesi zgjedhor transparent dhe të drejtë ka të ngjarë të ulë pjesëmarrjen e votuesve.

Rohani ka kritikuar Këshillin e Kujdestarëve, një organ që merren me përzgjedhjen e kandidatëve, pasi skualifikoi mijëra persona nga gara, përfshirë 90 ligjvënës aktualë.

“Dikush mund të mos më pëlqejë personalisht, por nëse e duan Iranin, duhet të shkojnë në kutitë e votimit“, tha Lideri Suprem, Ali Khamenei në një fjalim në 5 shkurt.

Irani është përballur me protesta të fuqishme anti-qeveritare, të cilat u nxitën pas një rritjeje të çmimit të karburanteve.

Muajin e kaluar, rrëzimi i një avioni pasagjerësh ukrainas nga mbrojtja ajrore e Iranit çoi në disa ditë protesta në qytetet iraniane, kundër udhëheqjes së vendit.

Incidenti pasoi vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, udhëheqës i një force elite të ushtrisë iraniane, gjatë një sulmi ajror amerikan në Bagdad, në fillim të janarit.

Ai konsiderohej si terrorist nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Si përgjigje, Teherani sulmoi me raketa dy baza që strehonin trupa amerikane në Irak.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur që nga viti 2018 pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore dhe sërish vendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit.

Teherani gradualisht u tërhoq nga angazhimet e veta të marrëveshjes së vitit 2015.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mund të rinegociojnë marrëveshjen, duke theksuar se nuk do të lejojnë asnjëherë që Irani të posedojë armë bërthamore. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Koronavirusi/ Rusja arratiset nga karantina dhe rrefuzon të dorëzohet

Koronavirusi/ Rusja arratiset nga karantina dhe rrefuzon të dorëzohet

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 32-vjeçari

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 32-vjeçari

“Lleshaj po fsheh të vërtetën”, Bardhi i bën thirrje Prokurorisë

Përgjimet pa urdhër prokurori, PD reagon për propozimet e qeverisë

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com