Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet parlamentare/ DW: Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë

2025/03/06 at 11:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet parlamentare/ DW: Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë

Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit, Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate.

20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.

“KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.

Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ehat Miftaraj, analist politik, i tha DW-së se “edhe përkundër faktit që LVV nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm.”

“Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë’, që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë’.

Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.

BE pret formimin e qeverisë së re në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente. Pas një bojkoti disa vjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët të drejtueses së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re. “Bashkimi Evropian pret qëKuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.”

Në deklaratën e BE-së i bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen për bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. “Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%. Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera./DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Liderët e BE-së pritet të shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Liderët e BE-së pritet të shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Lëvizte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori në Tiranë

Lëvizte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori në Tiranë

Opinion – Palestinezët në Tiranë, a e vrau babai vajzën? (5 Mars 2025) 

Opinion - Palestinezët në Tiranë, a e vrau babai vajzën? (5 Mars 2025) 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com