Ditën e sotme qytetarët shqiptarë votuan në zgjedhjet lokale, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ndërkohë, mësohet se ka nisur procesi i numërimit në Pustec, Belsh, Ersekë dhe Elbasan, ndërsa deri më tani ende nuk dihet saktësisht se sa do të zgjas ky proces.
Kujtojmë që qëndrat e votimit u mbyllën në orën 19:00, ndërsa gjatë ditës procesi i votimit ka qenë i qetë.
Më herët KQZ deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve në të gjithë vendin ishte 21.6% ose 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votes./ Opinion.al E.Xh.