Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në veriun e Kosovës në pikëpyetje mes shqetësimeve për sigurinë

2022/12/07 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në veriun e Kosovës në pikëpyetje mes shqetësimeve për sigurinë

Presidentja dhe qeveria e Kosovës thanë të mërkurën se janë në pritje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga organet përgjegjëse para se të marrin çfarëdo vendimi lidhur me procesin e zgjedhjeve për pushtetin lokal në komunat veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre pas incidenteve të një ditë më parë në zonë.


Në një përgjigje të zyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani thuhet se në rast që ka një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, ajo do të këshillohet me subjektet politike dhe më pas do ta marrë vendimin.

Qeveria e Kosovës tha se mbajtja e zgjedhjeve është detyrim kushtetues ndërsa theksoi se është në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë për veprimet e mëtejshme.

Incidentet e djeshme në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

Incidentet nxitën shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në zonë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se “përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes dhe rrezikimi i jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji në veriun e Kosovës”, ndërsa nënvizoi se siguria e të gjithë qytetarëve duhet të jetë përparësi.

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark tha se “çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur”, ndërsa nënvizoi se misioni i tij do të vëzhgojë situatën në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Autoritetet në Kosovë i cilësuan incidentet sulme të organizuara nga bandat kriminale që veprojnë në veriun e vendit me mbështetjen e Serbisë.

Ndërsa zyrtarë të Serbisë akuzuan autoritetet në Prishtinë për siç thanë vazhdimin e terrorit ndaj serbëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veriun e Kosovës, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendet Komunale të dy syresh.

Ndonëse Kosova dhe Serbia arritën një pajtim për targat më 23 nëntor, që ishte edhe shkasi i largimit të serbëve nga institucionet nuk pati ndonjë pajtim rreth kthimit të të tyre në institucione, ndërsa procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian po u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshje normalizimi në bazë të propozimit që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ish ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se ka përshtypjen që asnjëra palë nuk është e gatshme për një marrëveshje.

“Ata nuk shohin se ka ndonjë rrezik të veçantë në të dhe kjo nuk i shqetëson. Dhe disi e shijojnë këtë, marrin vëmendje dhe ankohen për këtë në media duke bërë deklarata të forta se nuk do të dorëzohen kurrë. Të gjithë tregojnë se sa të fortë janë. Por duke dështuar të arrijnë një marrëveshje, ata në fakt tregojnë se sa të pafuqishëm janë”, tha zoti Cooper

Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi për të diskutuar mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre gjatë javëve në vazhdim./ VOA



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Para
Papa Françesku: Në Ukrainë po përsëritet Holokausti

Papa Françesku: Në Ukrainë po përsëritet Holokausti

Qëllohet disa herë me thikë në zyrë kryetari i partisë opozitare në Turqi

Qëllohet disa herë me thikë në zyrë kryetari i partisë opozitare në Turqi

Ish-kreu i KLP emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Ish-kreu i KLP emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
11 Korrik, 2025

Dashi Të mendoni për një ide frikësuese është e njëjta gjë me anulimin kur merr një vendim. Kini kujdes që...

Lexo më shumë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com