Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në veri,Kurti:S’do të ketë zgjedhjet të reja nëse BE nuk heq masat ndaj Kosovës

2023/07/26 at 12:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë përmbajnë 4 pikat e qeverisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë.


Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.

“Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është “e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, por shtoi se “kjo që do të ndodhë është jashtë përvojës tonë institucionale”.

“Në do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore dhe procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi i tillë të jetë aq e sigurt saqë të jetë e pasfidueshëm në kuptimin legal dhe juridik”, tha Kurti, gjatë një konference për media.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, më pas do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

“Në këtë referendum duhet të marrin pjesë të paktën 50 për qind e trupës votuese, plus një. Kështu që kjo është baza ligjore që del dhe buron nga Ligji për vetëqeverisje lokale”, tha Krasniqi.

Më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte thënë se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

Gjatë konferencës, Kurti gjithashtu tha se pret që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të tërhiqen sa më shpejt.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Burimet diplomatike nga BE-ja kanë thënë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, arritën një dakordim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë.

Kurti tha se “në veri të Kosovës, nuk mund të mohohet një lloj deeskalimi që tashmë ka ndodhur”, por shtoi se tani Qeveria e Kosovës është e shqetësuar nga “potenciali i ri-eskalimit”.

“Ri-eskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garanci Qeverinë e Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeminstër që me asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë në eskalim”, tha Kurti, duke shtuar se “nëse ka eskalim, atëherë adresa është Beogradi zyrtar”.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç , tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje.

“Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiç pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe./REL

Etiketa: albin kurtibekosovesanksione


Ju sugjerojmë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit
Bota

Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit

9 Shtator, 2025 7:14 pm
Para
Shkodër/ Shpërthim me eksploziv në derën e një garazhi në orët e para të mëngjesit

Vetëplagoset me armë zjarri 24-vjeçarja në Krujë, arrestohet zotëruesi, e mbante pa leje

Ndezi zjarrin në Klos, arrestohet 38-vjeçari

Zjarret në vend/Ministria e Mbrojtjes:Janë 5 vatra aktive, po ndërhyhet nga toka dhe ajri

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

I vuri zjarrin parcelës me bimë medicinale, policia çon 26-vjeçarin në Psikiatri
















TE FUNDIT

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
9 Shtator, 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com