Ditën e sotme presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 13 tetor.
Lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe jo më 13 tetor.
I ftuar në një studio televizive, Balla tha se dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në 13 tetor është nul, ashtu si dhe anulimi i 30 qershorit.
“Zgjedhjet vendore janë më 30 qershor, çmenduria e radhës e Metës nuk ka fare lidhje me atë çfarë shqiptarët do të bëjnë. Meta po luan një lojë të turpshme karnavalesh. 30 qershori i vulosur edhe me vendim Gjykate. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pavlefshme dekretin e Metës”, tha Balla./ Opinion.al E.Xh.