Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

2025/05/10 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri. Si komportohet elektorati i ashtuquajtur “gri“ dhe sa peshë ka vota e këtij grupi në zgjedhje?


Klodeta I., inxhiniere në profesion, e ka vendosur tashmë se kujt do t’ia japë votën e saj. Që kur arriti moshën madhore, ajo e ka ushtruar të drejtën e votës, edhe pse në shumë raste ka qenë e lëkundur për të vendosur se cilit kandidat apo subjekt politik do t’i shtonte një votë në numërim.

Ajo e konsideron veten elektorat gri, si pjesa më e madhe e miqve të saj. “Mendoj se elektorati gri është elektorati me arsyen më të shëndoshë në një shoqëri si Shqipëria. Mund ta përkufizoj si mendimi opozitar më i qenësishëm në vendin tonë. Por, për fat të keq ky elektorat po zvogëlohet gjithnjë e më shumë në numra, pasi në mendimin tim, është elektorati që po braktis vendin” – thotë ajo për DW.

Prej rreth 5 vitesh Klodeta jeton larg Shqipërisë dhe punon në një vend të Bashkimit Europian dhe këtë vit votën e dërgon përmes postës, pasi diaspora lejohet të votojë për të parën herë.

Tipologjia e elektoratit gri në Shqipëri

Në teori, shkencat politike e përkufizojnë elektoratin gri si atë pjesë të elektoratit që nuk zgjedh dot mes mundësive që i ofrohen, ose që është indiferent.

Po në Shqipëri, cila është tipologjia e elektoratit gri? Politologu Ermal Hasimja thotë për DW, se Shqipëria nuk ka studime të sakta rreth kësaj tipologjie, “por mund të mendohet me njëfarë sigurie se elektorati gri është kryesisht urban dhe me nivel shkollimi dhe ekonomik më të mirë se mesatarja”.

“Pavarësia ekonomike e këtij elektorati e bën më pak të varur nga politika” – thotë Hasimja.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit për Studime Politike, “elektorati gri, sipas studimeve, përbëhet nga 15- 23% dhe ka marrë pjesë aktive në zgjedhje vetëm kur ka pasur rrotacione politike”. Sipas tij, ky elektorat përbëhet nga njerëz të informuar dhe ndërgjegjësuar për politikën, prandaj në shumë raste ky elektorat është refuzues.

“Mendoj që një pjesë e këtij elektorati në këto zgjedhje, do të shtyhet drejt partive të reja. Por fushata aktuale është deri diku negativiste. Nuk krijon një klimë që ngjall besim tek procesi zgjedhor dhe t’i nxisë njerëzit të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Pra, një pjesë e elektoratit gri do të bojkotojë, kurse pjesa tjetër, nëse merr pjesë në votim, do të votojë për partitë e reja politike” – analizon Krasniqi për DW.

Për Klodetën, kjo kategori në Shqipëri është rritur në mënyrë progresive. Arsyet sipas saj, janë të njëjtat me ato për të cilat të rinjtë po largohen nga vendi.

“Programet e partive politike që kanë potencialin të hyjnë në parlament, nuk janë aspak bindëse. Ka një mungesë perspektive afatgjatë për vendin. Gjithashtu vota e ka humbur rëndësinë e saj, për sa kohë blihet lirisht në treg” – thotë ajo.

Ndërsa Krasniqi mendon se elektorati gri penalizohet nga kategoria krejt e kundërt prej tij. “Sa më shumë militantë të kemi, siç kemi aktualisht, liderët politikë janë të detyruar të ushqejnë turmat e militantëve dhe të ofrojnë çfarë duan militantët. Nuk ofrojnë një strategji për t’i edukuar militantët, dhe për aq kohë sa përdorin një ligjërim të tillë, elektorati gri ndihet i penalizuar”.

 (Pa)Fuqia e të (pa)vendosurve

Në Shqipërinë e tranzicionit, politika ka pasur të njëjtët aktorë politikë, thuajse pa figura të reja apo mundësi të larmishme zgjedhjeje. Në këto zgjedhje parlamentare, pas 35 vitesh, përveç partive tradicionale, shqiptarët kanë mundësi të votojnë edhe për partitë e reja që kanë hyrë në skenë.

“Nëse analizojmë kurbën që ka njohur ky elektorat ndër vite – duke përjashtuar periudhat kur ka pasur vota masive si në vitet ’91, 92, ’97, e cila ka qenë votë masive pro apo kundër – në periudha të tjera elektorati gri ka qenë tradicionalist ose refuzues, ose votues i kandidatëve deri diku të moderuar” – thotë Krasniqi.

Sipas tij, elektorati gri në Shqipëri nuk përbën një fuqi vendimmarrëse politike, nuk është aq shumë aktiv dhe është privuar pothuajse gjatë shumicës së proceseve zgjedhore për të ndikuar në politikëbërje.

“Një elektorat gri ka vlerë kur spektri politik është i hapur, kur ka prurje të reja dhe kur ka më shumë pluralizëm dhe ka dhe më shumë mundësi zgjedhjeje, që deri tani nuk e kemi pasur. Në këto zgjedhje partitë e reja po luftojnë të sigurojnë një minimum të mundshëm në parlament, që do të thotë jo për të qenë aktorë të tretë vendimmarrës politikë”.

Për Klodetën, pikëpyetjet për votën e këtyre zgjedhjeve morën fund në çastin kur vulosi “zarfin e diasporës” dhe e dërgoi për Shqipëri. “Vota është zëri im dhe njëkohësisht shpresa që një ditë dikush të ketë veshë për ta dëgjuar” – përfundon Klodeta.

“Sa më shumë të zerohet elektorati gri në Shqipëri, aq më shumë do të bjerë dominanca e militantëve të partive politike dhe aq më shumë do të kemi hapësirë për demokraci funksionale, për debat politik, për alternativa, për dialog, për konkurrencë, për meritokraci, për transparencë dhe llogaridhënie” – thotë Krasniqi.DW



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com