Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në SHBA, Trump premton leje qëndrimi për emigrantët

2024/06/21 at 11:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në SHBA, Trump premton leje qëndrimi për emigrantët

Një kartë jeshile që i lejon individët të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, por edhe që do të shërbejë si një rrugë drejt shtetësisë amerikane, është premtimi më i ri i fushatës së Donald Trump në kuadër të Presidencialeve 2024.

Kandidati republikan për president, në një kthesë të papritur në politikat e emigracionit, propozoi të enjten që të diplomuarit nga kolegjet në Shtetet e Bashkuara të marrin automatikisht një kartë jeshile, ose një leje për të punuar dhe banuar në Amerikë.

“Kur mbaroni kolegjin, mendoj se duhet të merrni automatikisht një kartë jeshile si pjesë e diplomës tuaj, në mënyrë që të mund të qëndroni në këtë vend. Kushdo që mbaron kolegjin, kalon dy ose katër vite atje, ose merr një diplomë nga kolegji, duhet të jetë në gjendje të qëndrojë në këtë vend”, tha Trump në podcastin All-In të organizuar nga investitorët e teknologjisë.

Nuk është e qartë nëse Trump po i referohej të gjithë të huajve, përfshirë ata që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme ose u ka mbaruar afati i vizave, apo karta jeshile që ai propozon do të jetë vetëm për ata me viza studentore.

Trump më parë ka mbajtur një qëndrim të ashpër për imigracionin gjatë mandatit si President, duke investuar edhe në ngritjen e murit përgjatë kufirit Meksikë-SHBA. Ai madje ka premtuar masa të ashpra nëse rizgjidhet në nëntor dhe ka kritikuar përpjekjet e Joe Biden për të frenuar numrin rekord të emigrantëve ilegali që hyjnë në SHBa, duke i cilësuar të dështuara.

Sakaq, ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë kanë propozuar legjislacion në të kaluarën që do ta bënte më të lehtë për disa studentë të diplomuar qëndrimin në vend.

Në kampin Demokrat, presidenti Biden përpara zgjedhjeve u ka ofruar shtetësi bashkëshortëve të shtetasve amerikanëve. Propozimin e tij për një rrugë drejt shtetësisë për qindra mijëra emigrantë të paligjshëm që janë martuar me shtetas amerikanë, Biden e bëri të martën.

“Programi do të jetë i disponueshëm për gati 500,000 bashkëshortë të qytetarëve amerikanë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet që nga 17 qershori”, u sqarua nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Pothuajse 50,000 fëmijë nën moshën 21 vjeç që kanë një prind me nënshtetësi amerikane do të kenë gjithashtu të drejtën e shtetësisë. “Do të promovojë unitetin e familjes dhe do të forcojë ekonominë tonë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ju sugjerojmë

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
Bota

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 Qershor, 2025 7:22 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
Rajoni

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

13 Qershor, 2025 6:48 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit
Rajoni

Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit

13 Qershor, 2025 6:09 pm
Para
Mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Antikorrupsion, opozita bojkoton sërish. Xhafaj: Të keqardhur që… 

Mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Antikorrupsion, opozita bojkoton sërish. Xhafaj: Të keqardhur që... 

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Bardhi: Gjykata u sfidua nga Kuvendi 

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Bardhi: Gjykata u sfidua nga Kuvendi 

Protesta e opozitës nis me hedhje molotovi/ Bashkia e mbuluar me flamurin kuqezi, policia ka rrethuar godinën 

Protesta e opozitës nis me hedhje molotovi/ Bashkia e mbuluar me flamurin kuqezi, policia ka rrethuar godinën 

TE FUNDIT

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
13 Qershor, 2025

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur akt-akuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate...

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
13 Qershor, 2025

11.8 miliardë lekë është shuma që Ministria e Financave do të rialokojë në buxhetin e vitit 2025. Përmes një Akti...

Lexo më shumë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
13 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Iranit dhe në valën e re të sulmeve janë shënjestruar Teherani, Komi, Karaxhi, raportoi televizioni...

Lexo më shumë

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara “dinin gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj ndërtesave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com