Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në SHBA/ Prezencë e lartë Policie përballë kullave “Trump”

2016/11/08 at 7:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sondazhet në SHBA/ Trump do të zgjidhet President!

Procesi i votimit në SHBA për zgjedhjet presidenciale ka nisur që në orën 6 të mëngjesit, sipas asaj lokale. Kështu në shumë zona të Bregut Lindor është votuar.


23: 25 Prezencë e lartë Policie përballë kullave “Trump”

Kulla Trump, të cilën Donald e quan edhe “shtëpi” edhe “punë”, po ruhet nga një linjë e gjatë kamionësh të mbushur plot me rërë… me qëllim që të mbrohet nga aktet terroriste.

Makinat e Departamentit Sanitar i NYC u shfaqen të Martën paradite, duke krijuar një barrierë që të minimizojë efektet e një akti terrorist me mjete eksplozive, thanë forcat e ruajtjes së ligjit.

Zëdhënësi i Departamentit të Sanitetit tha gjithashtu se kamionë të tillë janë vendosur  edhe në Hotel Peninsula, në Hotel Hilton dhe Qendrën Jevits; por me disa qëllime.

Gjithashtu ka një prezencë të lartë Policore jashtë kullës dhe Hotel Hilton në NYC- aty ku Donald ka planifikuar të festojë në rast fitoreje.

policia

22:35

Një gjykatë në Nevada ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Donald Trump për të veçuar votat e votimit të parakohshëm. Gjithashtu avokatët e Trump pretenduan se qendrat e votimit janë mbajtur dhe disa orë pas orarit zyrtar.

20:28 Radhë të gjatë votuesish

Me dhjetëra milionë amerikanë po presin në radhë të gjata para qendrave të votimit për shkak të mos funksionimit të herë pas hershme të pajisjeve që mundësojnë procesin e votimit.

“Usa Today” raporton gjithashtu se deri tani ka pasur disa shenja dhunë apo kanosje të votuesve.

Probleme ka pasur në Florida, Karolinën e Verout, Pensilvani si dhe në shtete të tjera që do të përcaktojnë se cili do të jetë fituesi mes Hillary Clinton dhe Donald Trump.

radhe

20:00 Djali i Donald Trump bën një gabim të madh pas votimit

Djali i Donald Trump ka qenë një nga votuesit më të zjarrtë sot në Shtetet e Bashkuara, kur i ati i tij është në garë për President, por ka bërë një gabim të madh.

Ai ka plotësuar formularin dhe ka postuar në Twitter një foto të tij.

Ky veprim është tërësisht i ndaluar në SHBA dhe NYMag.com shkruan se një foto e votës mund të gjobitet me 1,000 $ deri në një vit burg.

trump-2

19: 53 Hillary Clinton merr fitoren e parë në garen presidenciale

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka deklaruar fitoren e saj të parë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për ishullin e vogël Guam, në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Ky ishull ka një popullsi prej 165 mijë banorë. Clinton mori 71.6% të votave kundrejt rivalit të saj republikan Donald Trump që mori 24.2%.

18:53 Trump nis betejën ligjore

Kandidati Republikan, Donald Trump shkaktoi mjaft zemërim me hezitimin e tij për të deklaruar se do të pranonte humbjen në zgjedhjeve.

Kur nuk është mbyllur ende votimi, avokatët e Trump i janë drejtuar gjykatës së shtetit në Nevada, pasi kanë pretendime për votat e parakohshme.

Gjithashtu, ata kanë hedhur në gjyq dhe dy persona të cilët kanë mbajtur qendrat e votimit dy orë përtej orarit zyrtar, raporton CNN.

Të gjitha këto veprime shihen si strategji e Trump për të përsëritur atë që ndodhi në Florida në vitin 2000.

17:10 Voton Donald Trump. Ai ka votuar në qendrën pranë shtëpisë së tij në New York, disa orë pas rivales së tij Hillari Clinton.

Duke folur më parë me telefon për “Fox News”, ai tha: “Unë shoh kaq shumë shpresa dhe ëndrra aty jashtë që nuk janë realizuar, që mund të ishin realizuar, me udhëheqje, me lidership, me udhëheqjen e duhur dhe njerëzit janë lënduar keq”.

trump

14:54 Arrestohen dy gra, dolen topless ne qendrat e votimit ne proteste ndaj Trump

Dy gra jane arrestuar ne Sharon teksa dolen topless ne shenje proteste ndaj kandidatin republikan Donald Trump, qe eshte akuzuar nga rivalet si seksist dhe se ka ngacmuar seksualisht ish-punonjeset.

Keto me poshte jane momentet e arrestimit te tyre.

14:30 Çifti Clinton voton në Nju Jork

Hillary dhe Bill Clinton u janë drejtuar kutive të votimit në qendrën e tyre të votimeve në Nju Jork.

clinton

Ata janë filmuar teksa hedhin votën e tyre, ndërkohë që mbeten edhe 7 orë nga mbyllja e votimeve në Bregun Lindor.

13:11 – Qytetarët amerikanë mbajnë radhën në qendrat e votimeve

Qytetarët amerikanë në Bregun Lindor kanë nisur tashmë që të rrështohen në qendrat e votimeve.

qytetaret1qytetaret

Këto janë fotot e  para të qëndrave të votimeve në Lindje të SHBA-ve, teksa votimi ka nisur tashmë.

12:50 – Nis votimi në zonat e Bregut Lindor të SHBA-ve, Clinton favorite

Ka nisur votimi në shume zona të Bregut Lindor në SHBA. Kështu, Hillary Clinton vazhdon të kryesojë në sondazhe me 46 %, ndërsa Trump ka 42 %.

Ndërkohë, zëvëndësi i Clinton, Tim Kaine ka shkuar në qendrat e votimit për të votuar.

 



Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Video/ Shkencëtarët: “Çdo 6 sekonda vdes një duhanpirës”

Video/ Shkencëtarët: “Çdo 6 sekonda vdes një duhanpirës”

Polici plagoset me kaçavidë, autorët i marrin edhe pistoletën

Plagosja në Tiranë, identifikohen dy autorët e dyshuar

Foto/ Basha: Rama është kundër Shqipërisë, po qeveris me trafikantë

Foto/ Basha: Rama është kundër Shqipërisë, po qeveris me trafikantë
















TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com