Autoritetet në Philadelphia kanë arritur në kohë të shmangin një atentat me armë zjarri që një grup personash kishin planifikuar kundër Qendrës së Konventave ku po numërohen votat e zgjedhjeve presidencale.
Ky atentat po hetohet aktualisht nga FBI. Bëhet me dije se policia ka ndaluar një grup personash të armatosur mbi një makinë Hummer që po i drejtohej godinës së Qendrës së Konventave.
Deri tani është arrestuar një person, megjithatë ka ende paqartësi rreth ngjarjes./ Opinion.al