-U tha në Opinion

Zgjedhjet në SHBA/ Shefi i sondazheve për “Opinion”: Trump rizgjidhet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 03/11/20 |
Al Do

Miliona amerikanë i janë drejtuar sot qendrave të votimit teksa e gjithë bota bën pyetjen se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme, Donald Trump apo Joe Biden.

Në një intervistë të dhënë gazetarit Drini Zeqo për emisionin “Opinion”, Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group, thotë se gara do të jetë e ngushtë por në fund, Trump do të rizgjidhet.

Sipas sondazheve të kompanisë së tij, Trump do të fitojë në 4 nga 7 shtetet e lëkundura. Konkretisht në Florida, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Miçigan.

Cahaly thotë se pandemia nuk do  të ketë efekt në përcaktimin e fituesit pasi sipas tij qëndrimi i Trump kundër karantinës shkon përkrah atij të shumicës së amerikanëve.

Intervista e plotë në Opinion për gazetarin Drini Zeqo

D: Zoti Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group faleminderit qe jeni me ne sonte në televizionin kombëtar Klan, me një intervistë për emisionin Opinion. Së pari, ju keni parashikuar zgjedhjet e vitit 2016. Cilat janë parashikimet për këto zgjedhje?

R: Tani mund të them që Trump do të fitojë të paktën 270-275 ose më shumë në kolegjin zgjedhor, dhe do të rizgjidhet.

D: Cilat janë zonat e lëkundura? Çfarë përcaktoni si zona të lëkundura zoti Cahaly?

R: Mendoj që shtetet e lëkundura janë Florinda, Karolina e Veriut, Arizona, Michigan, Minesota, Pensilvania, Ëisconsin, Nevada… Mendoj që këto janë shtetet e lëkundura…

D: Po?

R: Mendoj që Trump do të fitojë në Florida, Karolinën e Veriut dhe Arizona. Mendoj që do të fitojë Michiganin.

D: Nëse krahasojmë këto shtete me zgjedhjet e 2016-tës, ç’mund të themi kësaj rradhe zoti Cahaly?

R: Mendoj që do të jetë rezultat i ngushtë në Wisconsin, ku ai fitoi herën e fundit, dhe Pensilvania ka pasur disa vendime gjyqësore të çuditshme që i lejojnë njerëzit të dërgojnë votat me postë pas zgjedhjeve, pa garancinë e vulës postare që do të dërgohen përpara zgjedhjeve. Ndaj mendoj që do ta humbë Pensilvaninë edhe nëse merr pjesën më të madhe të votave legjitime. Në Pensilvani i duhet të fitojë me 4-5% në mënyrë që të kompensojë vjedhjet e votave që po ndodhin atje.

D: C’mund të na thoni për pandeminë, efektet e pandemisë. A ka efekt në zgjedhjet e Trump?

R: Mendoj që nuk do të ketë ndonjë efekt të frikshmëm në fund, sepse numri i amerikanëve të cilët po votojnë vetëm prej Covid-it është shumë i vogël. Numri i atyre që votojnë për t’u marrë me Coronavirusin por për të mbajtur të hapur ekonominë është shumë i madh. Njerëzit besojnë që mund të zbatojnë rregullat, të vendosin maskën, të lajnë duart, të ruajnë distancën sociale por pjesa më e madhe e tyre, rreth 70% nuk duan të karantinohen në asnjë rrethanë. Ata që duan karantinim janë një minoritet i vogël. Biden e ka pozicionuar veten si kandidat pro karantinimit, ndërsa Trump thotë jo karantinë në asnjë rrethanë.

D: Kush po voton për Trump? C’mund të na thoni për votuesit e rinj zoti Cahaly?

R: Kemi dy tipe votuesish të rinj: Votues të cilët nuk kanë votuar për një kohë të gjatë, 5-6-20 vjet. Trump ka një menyrë për të tërhequr njerëzit në qendrat e votimit, ata që nuk kanë qenë të frymëzuar për të votuar për një kohë të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë regjistruar kohët e fundit për të votuar për herë të parë.

D: Ka një diferencë të madhe mes sondazheve tuaja të Trafalgar Group dhe kompanive të tjera. Çmund të na thoni për këto diferenca?

R: Ndryshimi kryesor është që njerëzit në Amerikë po gjykohen sepse po shprehin mendime të cilat nuk janë politikisht korrekte, ndaj njerëzit kanë tendencën t’i mbajnë për vete këto mendime. Ne zbuluam që njerëzit nuk e pranojnë që do të votojnë për Trump kur nuk e dinë kush po i pyet. Njerëzit e formojnë përgjigjen që të duken sa më mirë në sytë e personit që i pyet në vend që të japin përgjigje të sinqertë. Ne ruajmë totalisht anonimatin e njerëzve që pyesim, gjithashtu i ndërtojmë pyetesorët e shkurtër sepse njeriu mesatar ka tendencën të lërë përgjysëm pyetësorët e gjatë.

D: C’mund të na thoni për komentet e presidentit Donald Trump, që këto zgjedhje do të jenë kaotike?

R: Që zgjedhjet do të jenë kaotike?

D: Po.

R: Epo nëse njerëzt vazhdojnë të numërojnë votat në ditët pas zgjedhjeve, nëse nuk kemi një mandat të qartë, shumë amerikanë do të ngrenë pyetje…

D: Njerëzit në Shqipëri janë shumë kuriozë për situatën, cdo gjë është mbyllur në Washington. Pse po ndodh kjo?

R: Epo nuk po ndodh për shkak se republikanët kanë protestuar dhe plaçkitur këto 6 muajt e fundit, (hahaha) këtë jua them me siguri. Përgjithësisht kur mendon për njerëzit që protestojnë dhe plackisin kur nuk marrin atë që kërkojnë, ata nuk janë mbështetës të Trump, por të krahut tjetër…

D: Pra ju jeni 100%, ose le të themi 99% i sigurtë që Trump do t’i fitojë këto zgjedhje zoti Cahaly?

R: Do thoja 60 me 40. Por me shumë gjasa do të rizgjidhet dhe do të marrë mbi 270 vota elektorale.

D: Kur mund të dalin rezultatet finale të këtyre zgjedhjeve sipas mendimit tuaj?

R: Varet sa dërrmues do të jetë për njërën palë ose tjetrën. Gara do të ngushtohet në disa shtete, sidomos ato me rregulla të ndërlikuara.

D: Pyetja e fundit është në lidhje me metodologjinë e sondazheve tuaja. C’mund të na thoni për këtë?

R: Për këtë po flisja, përdorimin e pyetësorëve te shkurtër, gjithashtu bëjmë pyetje plotësuese ër të kuptuar se cfare mendon personi, jo cfare thote.

D: Faleminderit për kohën tuaj zoti Cahaly.

R: Absolutisht. Është gjithnjë kënaqësi të flasësh me dikë nga Shipëria. Populli shqiptar është i mrekulueshëm. Janë mbështetës të mëdhenj të SHBA-ve dhe ne kemi të njetin qendrim për ta.

D: Faleminderit shumë.

/Opinion.al

Pas