Kandidati demokrat Joe Biden po e konkretizon fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Pas Georgia, aktualisht Biden ka dalë në avantazh dhe në Pensilvani, këto dy shtetet janë konsideruar si fushë-beteje në këto zgjedhje.
Biden vijon të udhëheq zgjedhjet në SHBA me 264 vota elektorale, vetëm 6 vota larg pragut prej 270 votash, i cili konfirmon presidentin e ri.
Ndërkohë, Donald Trump ka 214 vota, ndërkohë që vazhdimisht ka bërë deklarata për vjedhje dhe manipulim votash.
Deklarata të cilat janë kundërshtuar nga kundërshatërt, ndërsa mbështetësit e Trump kanë zhvilluar protesta në disa shtete të SHBA.
Në Pensilvani është duke vijuar numërimi i votave, pasi kanë mbetur edhe 3% të votave pa numëruar./ Opinion.al