Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në SHBA, Armand Shkullaku: Fitorja e Trump, hap mbrapa për demokracinë

2024/11/06 at 12:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në SHBA, Armand Shkullaku: Fitorja e Trump, hap mbrapa për demokracinë

Gazetari Armand Shkullaku është i mendimit që fitorja e Donald Trump është një hap mbrapa për demokracinë.


Sipas tij, zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ndikojë tek forcat e ekstremit të djathtë jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë.

Për këtë të fundit, sipas Shkullakut, gjatë mandatit të Trump parashikohen vite të errëta.

“Mendoj që për demokracinë është një hap mbrapa. Është një fenomen i ri që ndodh. Sigurisht që edhe kjo kërkon analizë sepse demokracitë neoliberale kanë hyrë në një krizë prej vitesh, siç kemi devijime në Hungari, në Francë, Melonin në Itali. Forcat e ekstremit të djathtë që deri dje nuk mendohej të ishin konkurruese për pushtet dhe jo më ta merrnin atë. Mendoni tani që pas fitores së Trump se çfarë impakti do të ketë tek këto forca që unë i quaj forca regresive për demokracinë si në Europë si në SHBA…

Europa të paktën sot, Macron dhe Scholz kanë biseduar për të marrë masa për të pasur një BE sa më të pavarur në raport me SHBA ku futet sistemi i mbrojtjes dhe sistemi ekonomik, sepse gjatë 4 viteve të Trump parashikohet një vit i errët edhe për Bashkimin Europian”, tha Shkullaku.

Për fitoren e Trump ka komente të ndryshme, teksa një pjesë e elitës në Amerikë e quan një katastrofë rizgjedhjen e tij.

“Pra po shikojmë që ka marrë pushtetin një personazh që për herë të parë në historinë e SHBA ka kontestuar një rezultat dhe ka tentuar të përdorë forcë për të mos ikur nga Shtëpia e Bardhë. Një individ që theu për herë të parë traditën amerikane të urimit të fitores së kundërshtarit politik. Që ngriti idenë që në Amerikë zgjedhjet vidhen dhe manipulohen. Të një personazhi që nëpërmjet mediave dhe një ndikimi të madh që edhe Elon Musk nëpërmjet platformës X pati me fake news dhe krijimin te amerikanët të një psikoze që zgjedhjet mund të manipulohen, që Kamala Harris për shkak të origjinës së saj mund të jetë dikush që ta çojë Amerikën drejt shkatërrimit”, tha Shkullaku.

Sipas Shkullakut ekonomia ka qenë një nga armët më të forta të Trump në këto zgjedhje ndërkohë që nuk la pa komentuar as argumentet se gjatë qeverisjes së tij nga 2017 deri në 2021 nuk pati luftëra.

“Jo çdo fakt lidhet me një politikë të caktuar. Për shembull edhe ne të dy flasim në studio dhe jashtë është kohë me diell, por do të ishte kohë me diell edhe po mos të flisnim ne në këtë studio.

Është shumë e thjesht që ta ndash përgjegjësinë e udhëheqjes globale amerikane që shiko gjatë Biden kemi luftëra dhe gjatë Trump nuk kishim luftëra se nuk është kaq e thjeshtë. Ato luftëra janë pasojë e një politike të caktuar që është ndjekur përpara dhe që jep rezultat në një moment të caktuar”, shtoi Shkullaku./tvklan



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Opozita bllokoi foltoren, mbyllet seanca plenare pas 22 minutash

Pas përjashtimit, opozita rikthehet në Kuvend/ Gjykata shfuqizoi vendimin

Sulmet kibernetike, Hasani flet në Komisionin për Dezinformimin: Po bashkëpunojmë me NATO dhe BE 

Sulmet kibernetike, Hasani flet në Komisionin për Dezinformimin: Po bashkëpunojmë me NATO dhe BE 

Harris flet për përdorimin e armës: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet 

Humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Trump, vjen reagimi i parë nga ekipi i Harris 
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com