Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare pjesë e listave të ndara

2022/04/03 at 9:01 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare pjesë e listave të ndara

Në Serbi zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Favorite për fitore është partia SNS e Vuçiçit. Shumica e partive shqiptare të Luginës së Preshevës janë pro pjesëmarrjes në zgjedhje.

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk dihet, sepse ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Por në zgjedhjet e fundit kanë marrë tre deputetë. Përkundër këtij fakti të drejtat e tyre dhe zhvillimi në Luginën e Preshevës nuk kanë bërë progres të madh. Shumë banorë të Luginës së Preshevës varen nga diaspora e shpërngulur prej vitesh në shtetet e Bashkimit Evropian dhe një pjese në Kosovë. Ekonomia këtu ka stagnuar prej vitesh dhe shumica e fabrikave të kohës së ish-Jugosllavisë kurrë nuk janë rikthyer në funksion.

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, thotë se qyteti i saj hyn tek komunat me papunësinë më të lartë prej mbi 70 për qind. Edhe ata që kanë paga hyjnë tek pagat më të ulëta në nivel shteti.  Nga shumë fabrika të hapura nëpër Serbi, këtu nuk ka arritur asnjë dhe krijimi i vendeve të reja të punës nuk është i lehtë.

“Nuk ka asnjë politikë shtetërore që stimulon ardhjen e investitorëve të huaj. Në këtë drejtim sektorët punëdhënës janë kryesisht administrata shtetërore dhe ekonomitë e vogla private të cilat po rrezikohen ҫdo ditë e më shumë.” thotë  Ardita Sinani.

Pro pjesëmarrjes në zgjedhje

Shumica e partive shqiptare janë pro pjesëmarrjes në zgjedhje, përveҫ njerës parti. Shqiptarët janë pjesë e dy listave të ndara të cilat garojnë për vende në parlament. Ata rrallë votojnë në zgjedhjet për president.

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës udhëheq garën për deputet të koalicionit “Alternativa Demokratike shqiptare”. Arifi, i lindur në Gjermani, thotë se në Beograd shkon me idenë e zgjidhjes së problemeve që i mundojnë shqiptarët prej tri dekadave.

Ai premton se do të gjejë zgjidhje për të drejtat e tyre në forma demokratike. “Për ne, për listën tonë është me rëndësi që theks të veҫantë t’i japim pasivizimit të shqiptarëve. Për mua si kandidat për deputet është me rëndësi që të lobojmë, të flasim, të diskutojmë në parlament dhe të arrijmë me qeverinë serbe një stopim të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.” – thotë Arifi.

Lista tjetër udhëhiqet nga Shaip Kamberi, një deputet që u duk i zëshëm në mandatin e fundit të Kuvendit të Serbisë. Ai bashkë me “Koalicionin e shqiptarëve të Luginës”, kërkon një mandat të ri. Shaip Kamberi shpreson për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhje përfshirë edhe ata që përkohësisht janë shpërngulur nga vendlindja. “Edhe për të dëshmuar se shqiptarët nuk dorëzohen në betejën e tyre politike për realizimin e të drejtave, për më shumë liri, për barazi, për respektim të simboleve, për respektim të gjuhës dhe për integrim të barabart dhe participim të barabart në organet shtetërore. Pra, përmes kësaj, përveҫ statistikave ne me pjesëmarje dëshmojmë edhe për faktin se sa shqiptarë jetojnë në Luginë të Preshevës.” – thotë Shaip Kamberi/DW

Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Sulme me raketa në Odesa, goditen depozitat e karburantit

Sulme me raketa në Odesa, goditen depozitat e karburantit

E diela pa makina në 7 bashki, rrugët ku do të kufizohet lëvizja

E diela pa makina në 7 bashki, rrugët ku do të kufizohet lëvizja

Aksident në Fushë Krujë/ Vdes e moshura, mes të plagosurve edhe 2 të mitur

Aksident në Fushë Krujë/ Vdes e moshura, mes të plagosurve edhe 2 të mitur

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com