Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Rusi, kandidatët pro-Putin pësojnë humbje në Moskë

2019/09/09 at 1:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Rusi, kandidatët pro-Putin pësojnë humbje në Moskë

Kandidatët pro-Kremlinit kanë pësuar humbje në zgjedhjet lokale në Moskë ndërsa kritiku më i madh i Vladimir Putin, Aleksei Navalni, përshëndeti suksesin e fushatës së tij për të inkurajuar votimin strategjik.

Zgjedhjet u monitoruan nga të dy palët pas një vere protestash në kryeqytetin rus kundër refuzimit të Kremlinit për të lejuar kandidatët aleatë me liderin e opozitës Aleksei Navalni për të votuar.

Sipas raporteve të mediave ruse, kandidatët e opozitës të ndaluar nga Kremlini do të fitonin të paktën nëntë vende në bazë të sondazheve. Ndërkohë që këshilli i qytetit ka pak fuqi, analistët thonë se Kremlini nuk ishte i gatshëm të lejonte aleatët e Navalnit më shumë fuqi zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare shumë më domethënëse të 2021.

Navalni i cilësoi zgjedhjet e këshillit të qytetit si një referendum për Rusinë e Bashkuar (United Russia partia e Putin) dhe Putin. Ai u bëri thirrje votuesve që të votojnë për sfiduesit më të fortë të Rusisë së Bashkuar, edhe nëse ata përfaqësonin parti politike për të cilat ata nuk do të votonin normalisht, siç janë komunistët.

Megjithëse partia e Presidentit Putin ruajti shumicën e saj në Moskë pas votimit të së dielës, pjesa e saj e vendeve në këshillin me 45 vende të qytetit u ul nga 40 në 25. Partia Komuniste mori 13 vende, nga pesë herën e fundit, ndërsa Partia Një Rusi e Drejtë (A Just Rusia) fitoi tre vende. Të dy partitë shihen gjerësisht si pjesë e “kundërshtarëve” të Kremlinit.

Të katër kandidatët nga Yabloko, partia më e vjetër liberale e Rusisë, fituan rrethet e tyre. Yabloko ishte e vetmja parti e vërtetë e pavarur e lejuar në votimin në Moskë.

Kandidatët e Rusisë së Bashkuar të gjithë garuan si “të pavarur” në një përpjekje për t’u distancuar nga partia e tyre gjithnjë e më shumë jopopullore. Një sondazh i publikuar para zgjedhjeve nga një thinktank i pavarur tregoi se ajo ishte mbështetur nga vetëm 11% e votuesve në Moskë. Anketuesi i drejtuar nga shteti tha në prill se partia e Putinit ishte mbështetur nga 22% e votuesve në kryeqytetin rus.

Megjithëse ishte e vështirë të thuhej saktësisht se sa ndikim kishte votimi strategjik në rezultatet përfundimtare, disa prej kandidatëve fitimtarë e pranuan rolin e tij. Yandiev Magomet, i cili u propozua nga partia Një Rusi e Drejtë, tha se mbështetja e Navalny ishte jetike për fitoren e tij ndaj një kandidati me profil shumë më të lartë të Rusisë së Bashkuar.

Rusia e Bashkuar pësoi një humbje të thellë në Khabarovsk, në Lindjen e largët të vendit, ku partia nacionaliste Liberale Demokratike e Rusisë (LDPR) fitoi 34 nga 35 vendet në parlamentin rajonal. Rusia e Bashkuar gjithashtu humbi shumicën e saj në Irkutsk, në Siberinë lindore.

Kishte pretendime të shumta për mashtrim votash në të gjithë Rusinë, përfshirë një kuti votimi që thuhet se ishte vjedhur nga një qendër votimi në Shën Petersburg. Në Tuva, afër kufirit të Rusisë me Mongolinë, burra me kalë hapën zjarr ndaj një furgoni që mbante vëzhgues të zgjedhjeve dhe gazetarë. Askush nuk u lëndua në incident.

Mediat shtetërore thanë që zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Putini hodhi poshtë sugjerimet se më shumë kandidatë duhej të ishin lejuar të garonin, duke thënë se cilësia e kandidatëve ishte më e rëndësishme se sasia e tyre. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Para
Arti në zi, shuhet legjenda e muzikës spanjolle

Arti në zi, shuhet legjenda e muzikës spanjolle

Ministri i Jashtëm gjerman mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm gjerman mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë

Gjendet një shqiptar i varur në një park në Milano

Gjendet një shqiptar i varur në një park në Milano

TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com