Disa degë të Partisë Socialiste në rrethe zhvilluan zgjedhjet për kryetarin. Në Gjirokastër, gara u zhvillua mes Ismail Zekës dhe Flamur Golemit. Ky i fundit u zgjodh kryetar pasi siguroi 57 vota nga 42 që mori rivali i tij. Sipas burimeve lokale Golemi kishte mbështetjen e strukturave, ndërsa rivali i tij ishte një zgjedhje e koordinatorit të partisë socialiste për jugun, Koço Kokëdhimës.
Një tjetër kandidate e mbështetur nga Koco Kokëdhima, Adelina Stefani në garën për kreun e partisë socialistë të Përmetit ku garonte e vetme, mori më shumë vota kundër. Ajo u zgjodh kryetare dhe pse rezultati ishte 19 pro dhe 23 kundër. Në Shkodër ku procesi i riorganizimit të socialistëve u udhëhoq nga Ditmir Bushati, asambleja votoi për kryetar Arvit Osjan që ishte dhe kandidaturën e vetme për këtë post.
Në Berat është zgjedhur në krye të PS, Valbona Zylyftari e cila garoi e vetme për këtë post. Në Gramsh pritet të përsëritet procesi pasi dy kandidatët në garë u ndanë barazim./Balkanweb