Rajoni

Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, dalin rezultatet paraprake


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 29/11/20 |
Opi Nion

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Kryetarja e Komisionit Valdete Daka, tha në një konferencë për mediat se në Podujevë kandidati i Vetvendosjes Shpejtim Bulliqi ka fituar  51.64% të votave ndërkohë që  Nexhmi Rudari nga LDK ka marr  36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.4 për qind.

Ndërkaq sa i përket rezultateve në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq ka 89.86 për qind të votave, kandidati Erden Artiq nga LVV ka 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së ka 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq ka 2.92 për qind të votave, shkruajnë mediat e Kosovës.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal. Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate./Opinion.al

Pas