Kryesore

Zgjedhjet në PD, Shehaj flet për ftohje me Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 28/05/21 |
Opi Nion

Kandidat për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 Qershorit, Agron Shehaj ka folur për një ftohje me kryetarin aktual Basha.

Në një intervistë në emisionin “Zonë e lirë”, Shehaj tha se kjo ftohje ka ndodhur që para zgjedhjeve dhe ka patur lidhje me strategjinë elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pjesë nga intervista në studio:

Arian Çani: Gojët e liga thonë që ti me Bashën je ftohur që para zgjedhjeve, që para 25 Prillit? Ke pasur një ftohje, një padakordësi? Është e vërtetë kjo gjë?

Agron Shehaj: Po është e vërtetë!

Arian Çani: Ftohja ka ndodhur para zgjedhjeve por ti nuk mendove që kjo është…

Agron Shehaj: Mendoja që ftohja do ikte…

Arian Çani: Sepse do fitonit më 25 Prill?

Agron Shehaj: Tani ftohja ka patur të bëjë edhe me strategjinë elektorale.

Arian Çani: Le të kujtojmë publikun se ke qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër ikjes nga zgjedhjet lokale.

Agron Shehaj: Po! Absolutisht. Mendoj që largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do ishim larguar Edi Rama nuk do të ndryshonte sistemin zgjedhor.

Arian Çani: Nuk do ishte kjo situatë sot!/Opinion.al

Pas