Aktualitet

“Zgjedhjet në PD maskaradë”,Gjana-Nishanit: Mos e ngatërron me 25 prillin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 13/06/21 |
Opi Nion

“Për fat të keq kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do t’iu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur”, kështu është shprehur ditën e sotme pas votimit Bujar Nishani.

Ndërkohë në deklaratën për mediat Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se Nishani i ka ngatërruar këto zgjedhje me 25 prillin.

Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, gjithsesi është në të drejtën e tij. Gjithësesi jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm për llogari të kandidatit Shehajt kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje”, tha Gjana.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00./Opinion.al

Pas