Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD ka shpallur kandidaturën në zgjedhjet e 13 Qershorit për kreun e partisë. Në përfundim të mbledhjes së strukturave drejtuese të PD, Kadilli tha se i qëndron deri në fund projektit të tj.
“Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi është të shpallet gara për kryetar. Sado e pabarabartë të jetë gara jam i vendosur t’i qëndroj deri në fund projektit për një PD të bashkuar, të hapur, për një PD fituese.
Një PD e ndryshuar mund të ndryshojë Shqipërinë dhe aleanca jonë e vetme është që përballë krimit të kemi qytetarin. Unë jam për qytetarin politik, jo qytetarin që e trajtojmë vetëm më oferta materiale”, tha Kadilli./Opinion.al