Liderët e katër partive më të mëdha në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi pritet të takohen sot për të vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje demokratike.
Katër liderët gjatë takimit të sotëm, pa pjesmarrje të faktorit ndërkombëtarë, do të bisedojnë për arritshmërinë e marrëveshjes së Përzhinos si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për komisionin ad hock i cili pritet të monitoron punën e medieve vendore 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të cilët duhet të informojnë opinionin në mënyrë të balancime rreth procesit zgjedhor.
Pas kësaj pritet që Kuvendi të zgjedhë Qeverinë teknike e cila do të udhëheqë me vendit 100 ditë para zgjedhjeve.
Të njëjtit sot duhet të konfirmojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve, raporton Zhurnal.mk.